Gjatë takimit në Kryeministri me drejtuesit e Zyrave të Punës, Shërbimit Social, Inspektoriatet e Punës dhe Sigurimet Shoqërore, zv.kryeministri Erion Braçe ka deklaruar se Inspektoriati i Punës në Durrës do shkrihet i gjithi.
Sipas Newsbomb.al., Braçe e ka thirrur këtë mbledhje që në 8:00 të mëngjesit dhe u ka bërë një "dush të ftohtë" drejtuesve. Shkak është bërë një kontroll "blic" i disa ditëve më parë, në Zyrën e Inspektoriati të Punës në Durrës nuk ka gjetur asnjë punonjës në deyrë.
"Dua ta nis me ju z.Kryeinspektor i inspektoriatit! Më dt.5 mars ora 8:10 isha në Zyrën e Inspektoriatit të Punës në Durrës per inspektim, aty gjeta vetëm një grua në tavolinën e punës. 8 punonjësit e tjerë përfshirë drejtuesin mungonin, ishin në kafe me siguri, i prita 10 minuta asnji nuk erdhi”, ka thënë Braçe në mbledhje.
Zv.kryeministri ka pohuar se Inspektoriati i Punës në Durrës do shkrihet i gjithi.
"Jo pa qëllim këtë takim e thërrita në orën 8:00 në Kryeministri zotëri! Orari zyrtar për të gjithë punonjësit e këtij shteti nis në orën 8:00. Kryeinspektor! Ajo zyrë do shkrihet e gjitha! Do bëhet nga e para, brenda Marsit, mbledhjen tjetër nuk dua justifikime! Ata punonjës që rrinë në kafe leri të prehen në kafe! Nuk i duam! Qartë?!" është shprehur në mënyrë ultimative Braçe në mbledhje.





