Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili i ftuar në rubrikën “Opinino” në studion e lajmeve në News 24, tha se Lefter Koka nuk përfaqëson asgjë për forcën politike në të cilën bën pjesë.

Sipas Vasili, kush del kundër vendimit të partisë, vetëpërjashtohet.

“Zoti Koka s’përfaqëson asgjë për ne, përfaqëson vetëm veten e tij. Kush del kundër vendimit të partisë vetëpërjashtohet. Ne kemi vendosur të jemi kundër krimit dhe korrupsionit. Është zgjedhje e tij, por nuk mund të jetë më pjesë e LSI. LSI është vendosur qartë kundër kriminelëve që vendosin në tavolinë”.