Deputeti i LSI-së për Durrësin, Lefter Koka teksa tregoi se ruan komunikim dhe marrëdhënie të mirë me Monika Kryemadhin edhe pse doli kundër vendimit të opozitës, ka folur edhe për ambiciet e tij për të zënë karriken e Vangjush Dakos.

Pas përfundimit të seancës plenare, Koka tha se “Bashkia e Durrësit nuk është më ambicia ime”, duke shuar kështu zërat për një kandidim të mundshëm në zgjedhjet e 20 qershorit.