Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka hapur seancën parlamentare me ceremoninë e betimit të 7 deputetëve të rinj që do të përfaqësojnë opozitën.
Pas leximit të tekstit të betimit, ata janë ngritur në këmbë njeri pas tjetrit dhe kanë thënë: “Betohem!”.
I pari qe Lefter Maliqi dhe më pas, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni, Elda Hoti.
Ndërkohë në seancën e sotme është i pranishëm edhe deputeti i LSI-së Lefter Koka, i cili bashkë me Myslym Murrizin dhe Rudina Hajdarin nuk dorëzuan mandatin.
Momenti i betimit të disa prej deputetëve:





