Sot në orën 10:00 do të mblidhet Kuvendi për të diskutuar mbi rendin e ditës, ndërsa opozita e bashkuar vijon duke kërkuar krijimin e një qeverie tranzitore.
Edhe pse nuk ka një njoftim për organizim proteste nga opozita, Policia e Shtetit ka zbritur në terren duke vendosur një kordon sigurie para godinës së Parlamentit.
Në seancën e sotme priten të betohen edhe deputetët e rinj të opozitës: Elda Hoti e LSI-së, Erdiola Braha e LSI-së, Edlira Hysenit e LSI-së Durrës, ndërsa nga Partia Demokratike janë Lefter Maliqi dhe Majlinda Halilaj.





