Një tjetër kandidat në pritje i Lëvizjes Socialiste për Intergrim për të marrë mandatin e deputetit ka dorëzuar pranë KQZ formularin e dekriminalizimit.
Ralf Gjoni bëhet kështu "tradhtari" i radhës që preferon të marrë mandatin parlamentar, pavarësisht vendimit të LSI-së për t’i djegur mandatet.
Ai ka dorëzuar formularin e plotësuar në KQZ , nga ku pritet më pas të marrë mandatin e deputetit për qarkun e Tiranës.
Kujtojmë se Gjoni ka qenë ish-Sekretari Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Po kështu pak ditë më parë, kur delegacioni i PE vizitoi Tiranën, ai zhvilloi një takim me raportuesin për Shqipërinë në BE, Knut Fleckeinstein çka u pa si sinjal i qartë se do të hynte në parlament.





