Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sërish sot për t’i dhënë mandatin e deputetit, Ligoraq Karamelos, nga lista e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës.

Karamelo zëvendëson Klevis Balliun që la mandatin.

Një ditë më parë KQZ iu dha mandatin e deputetit edhe 5 kandidatëve nga listat shumemërore të PD-së dhe LSI-së.

Të hënën në KQZ dorëzoi formularin e dekriminalizimit dhe Alban Zeneli, kandidat nga listat e PD-së në qarkun e Kukësit duke pranuar të hyjë në Kuvend në vend të Flamur Nokës.