Ditën e sotme Policia e Shtetit, së bashku me një kompani përmbarimi privat, tentuan të nxjerrin me forcë banorët e një ndërtese në rrugën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.

Rezistencës së banorëve, policia ju përgjigj me dhunë dhe me reagim të fortë. Pamjet që bën xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale, ku punonjësit e policisë ndalonin fëmijë dhe gra janë kritikuar edhe nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Mirëkuptim të plotë për reagimet ndaj pranisë së Policisë Shtetit në ekzekutimin e një veprimi përmbarimor, mbi një vendim gjykate të formës së prerë. Policia e Shtetit ka detyrimin ligjor të mbështesë përmbarimin, por ka edhe detyrimin të jetë dinjitoze dhe efikase. Kjo s’ka ndodhur në këtë rast!”,- shkruan ministri në një reagim në Facebook.