Përmes një letre dërguar ministrit të Mjedisit Blendi Klosi dhe ministres së Transporteve, Belinda Balluku, ryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ka dalë kundër ndërtimit të TEC-t me gaz në këtë qytet.

Ai kërkon refuzimin e kërkesës së kompanisë GPP për ndërtimin e një TEC me gaz në afërsi të Korçës.

"Ju kërkoj të mos aprovoni vlerësimin e ndikimit në mjedis pasi investitorët nuk kane paraqitur asnjë garanci për një bilanc pozitiv të ndotjes. Projekti është shume afër qytetit dhe ne toka të frytshme bujqësore. Qëndrimi kundër i Bashkisë se Korçës ka qene i qarte dhe konsistent qe ne raportin e pregatitur per KIS ne dt 5.12.2017 ku Bashkia Korçë është shprehur JO me arsyetimin e afersise me qytetin. Ky qëndrim është mbështetur edhe nga Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural e cila ka theksuar se ky projekt cenon funksionalitetin e Fushes se Korçës nga fshati Barc deri në Zemblak. Në këto kushte, ju kërkoj mosaprovimin e këtij investimi, i cili në çdo rast nuk do të mund të realizohet dot në kundërshtim me vullnetin e Bashkisë së Korçës.", shkruhet në letrën e kryebashkiakut Filo.