Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte paraditen e sotme në Paskuqan ku zhvilloi një takim me banorë të zonën. Teksa takoi qytetarët dhe dëgjoi shqetësimet e tyre, Basha u premtoi se me ardhjen e tij në pushtet problemet e tyre do të gjejnë zgjidhje.
Kreu i demokratëve u premtoi banorëve se ai do të jetë përkrah tyre dhe ndër të tjera tha se do të heqë taksën e “Rrugës së Kombit”
“Ju jap fjalën se do të jem në krahun tuaj deri sa ta fitojmë këtë betejë. Na pret një qeveri me taksa të ulëta, me mundësi punësimi për të gjithë shqiptarët. Sepse Shqipëria i ka mundësitë të ulë taksat. Ne e kemi planin. Uljen e çmimit të naftës me 300 leke, uljen e taksës së biznesit të vogël 0.5% e xhiros në vit dhe asnjë taksë tjetër, as lokale as qëndrore. Të gjitha do të shkojnë për pushtetin lokal. Do ta heqim taksën e “Rrugës së Kombit”. Duhet larguar kjo qeveri. Kjo qeveri nuk e ka lidhur fatin me shqiptarët, por me kriminalët”,- tha Basha.





