Në shekullin e shkuar klubet më të mëdhenj, si Reali, Milani, Liverpool, Manchester United, Barcelona, Bayerni e Ajaxi kishin buxhete të mëdha, por mbi të gjitha kishin drejtues të mëdhenj, punonin me plane afatgjata dhe kishin durim.Në dekadat e fundit futbolli botëror ka ndryshuar, për shkak të milionave që kanë vërshuar në futboll nga oligarkët rusë, nga sheikët apo nga kinezët. Të gjithë duan të bëhen pjesë e futbollit, por askush nuk ka durim të ndërtojë diçka të rëndësishme e me themele të forta.Rasti më tipik është ai i PSG-së, klub ndër më të pasurit në planet, që ka thyer çdo rekord në merkato me synim të vetëm triumfin në Champions League, por… nuk funksionon!

Në vitin 2011 Nasser Al Khelaifi mori frenat e PSG-së (premtoi Champions League brenda 4 vitesh) në një operacion të errët, ku ka shumë pikëpyetje e prapaskena, aq sa u përfshi edhe ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy, por kjo është histori tjetër.Synimi i madh ishte që PSG të bëhej një klub elite në Europë, synim që falë investimeve të frikshme në blerje lojtarësh është arritur, por pa u konkretizuar në trofe. Në fakt, nuk është konkretizuar as në paraqitje të mëdha, përtej ndeshjeve të veçanta. Me trajnerin Kombouaré PSG nuk e kaloi dot fazën e grupeve në Champions, me Ancelotti shkoi deri në 1/8-at dhe me Laurent Blanc tre herë rresht në çerekfinale. Shumë pak!

Prej 2016, të lodhur nga dominimi vetëm brenda Francës, drejtuesit e PSG-së emëruan trajner Unai Emery, i cili në Europa League kishte bërë namin me Sevilla-n, duke fituar 3 herë rresht trofeun. Bashkë me Emery, edhe Patrick Kluivert u bë drejtor sportiv, por ndonëse në janar u ble Draxler, sezoni në Champions u mbyll me humbjen e turpshme 6-1 në Camp Nou. Dështim edhe në kampionat, ku titullin e fitoi Monaco.Kluivert u largua dhe vendin e tij e mori Antero Henrique, ish-drejtori sportiv i Portos. Përveç tij, PSG tronditi botën e futbollit, duke blerë Neymar e Mbappé, por Real Madridi i Zinedine Zidane ishte tepër larg.Verën e shkuar PSG nuk mund të shpenzonte shumë në merkato, sepse kishte ende për të paguar Mbappé, ndaj bleu vetëm Kehrer. Trajneri Thomas Tuchel mbeti pa mesfushorë, edhe pse gjithë verën e ngriti zërin për këtë çështje, ndaj Alves, Marquinhos e Draxler luanin jashtë roli, derisa u ble Paredes në janar.

Blerje pas blerjesh, për t'u eliminuar sërish që në 1/8-at! Një skuadër pa balanca, një dështim total, me shpenzime katastrofike si ato për Guedes, Krychoëiak apo Jesé, kushtuar 25-30 milionë euro secili. Asnjë projekt, zero vazhdimësi, lojtarë që firmosin për kontrata të frikshme dhe menjëherë n nën presion për të fituar Champions, në fund bilanci është skandaloz: 634 milionë euro të shpenzuara për të dominuar vetëm në Francë.