Kreu i opozitës Lulzim Basha foli më gazetarët pas takimit me Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson. Sipas tij, koha e Ramës ka mbaruar ai po shkatërron Reformën në Drejtësi.

“Regjimi Edi Ramës është i mbaruar. Rezultatet do vinë nga shqiptarët të cilët e kanë përcaktuar rugën e tyre që në Shqipëri të krijohen institucionet. Ishte një takim i mirëpritur për të shkëmbyer mendimet, qëndrimet, faktet e vërteta të Shqipërisë, pas vendimit të opozitës së bashkuar për djegien e mandateve. Rama po shkatërron Reformën në Drejtësi dhe po mbron kriminelët që kanë mbushur kutitë e votimi në zgjedhjet e 2017-s. Kapja e medias, institucioneve, emigracion masiv të shqiptarëve, rritja e kriminalitet shqiptar në Europë, janë të vërteta që nuk mund të fshihen më. Opozita ka pasur një mundësi jo vetëm për të shprehur se qëndrojmë më qytetarët për çlirimin e Shqipërisë nga një qeverisje e kriminalizuar. Të shembet ky sistem dhe kjo kërkon një angazhim të plotë të gjithë faktorëve politikë. Të garantohen që zgjedhjet e ardhshme të mos kapen nga krimi, të mos ripërsëritet fenomeni “Rama’ me emër dhe mbiemër. Shish, ekonomi, drejtësi, media drejtohen nga një grusht i caktuar njerëzish të Ramës. Për këto diskutuam”.