E ftuar në emisionin “Opinion”, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për mos dorëzimin e mandatit nga ana e deputetit Lefter Koka, kreut të LSI Durrës.

Kryemadhi e ka cilësuar një vendim personal të Kokës mos dorëzimin e mandatit dhe ka deklaruar se nuk ka pasur kontradikta me të.

“Nuk kam pasur kontradikta me Lefter Kokën, kemi pasur marrëdhënie komunikimi miqësore. Ështe vendim i tij dhe nuk e komentoj”,- tha Kryemadhi.