Kryeministri Edi Rama është duke u rikthyer në Shqipëri pas vizitës në Itali. Ai ishte pjesë e disa emisioneve italiane dhe intervistave në gazeta. Rama shprehet se e ka bërë këtë gjë  për të pastruar baltën që hodhi opozita mbi Shqipërinë.

‘Për Tiranë pas 24h në Romë, tv më tv e gazetë më gazetë, për të pastruar sa mundej baltën e ziftin që lidershipi qorr i opozitës sonë, i hodhi ndërkombëtarisht Shqipërisë! Ata nxisin dhunë për hesapin e tyre krejt vetjak, po faturën e paguan vendi dhe ekonomia. Humbësa Pa Dinjitet’, shkruan kryeministri në ‘Twitter’.