Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 14-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pistoletë.

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për persona që qarkullojnë me armë zjarri në automjet, shërbimet e Policisë Lezhë ushtruan kontrolle në disa automjete në Shëngjin, Lezhë e Milot.

Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet taksi në të cilin ishte pasagjer një 14-vjeçar, në çantën e tij, shërbimet e Policisë Lezhë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., banues në Lezhë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.