Me shumë mundësi, Taulant Seferi do të qëndrojë në Durrës edhe për ndeshjet e Teutës në Conference League.

Ndonëse nuk është bërë i ditur një lajm i tillë, mësohet se palët mund të kenë një marrëveshje tjetër, gjithmonë nëse e duan durrsakët.

Kujtojmë që Seferi është pjesë e Teutës prej disa javësh. Lojtari do të aktivizohet në dy sfidat e Champions League.

Një vitrinë për sulmuesin e Tiranës që qëndroi gjashtë muaj borxh te Tirana dhe më pas bardheblutë morën pronësinë e plotë të ish-lojtarit të Jang Bojsit.

Lojtari u aktivizua titullar në pothuajse të gjitha ndeshjet e kampionatit nga janari deri në muajin maj.