Lajmi i papritur vjen nga Teuta. Maycon Morales është zyrtarizuar si portieri i ri në ekipin e Edlir Tetovës. 26-vjeçari ishte për herë të fundit pjesë e Prishtinës së Re. Portieri brazilian është 1,94 metër i gjatë.

Tashmë Teuta ka në përbërje Paul Bernardonin, Gentian Selmanin dhe Elton Vatën për portën.

“KF Teuta ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri të skuadrës, portierin brazilian Maycon Morales.

Me eksperiencën e fituar në kampionate të ndryshme dhe ambicien për një sfidë të re, ai i bashkohet klubit për të kontribuar me cilësitë e tij në arritjen e objektivave të sezonit”.