Policia greke ka sekuestruar mbi 70 pako me drogë në kufirin greko-shqiptar pasi ka pikasur një mjet në Eptahoriu, Kostur i cili nuk i ka ndaluar thirrjes së policisë, por ka shtuar shpejtësinë dhe ka përplasur një mjet të patrullës.

Bëhet me dije se drejtuesi, i identifikuar si shtetas shqiptar ka braktisur mjetin dhe u largua me vrap ndërkohë që pasagjerja, një femër greke, u arrestua.

Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 74 pako me 76 kg 500 gram marijuanë. Pranë vendit të ngjarjes u gjet edhe një mjet tjetër, që rezultoi të ishte marrë me qira nga shtetasja greke me qëllim kontrollin e rrugës, por ishte braktisur për shkak të një defekti.