Policia e Skarparit ka arrestuar dy vëllezër pë kultivim të lëndëve narkotike.

Mësohet se në pranga kanë rënë Emiljano dhe Ardenis Rama.

Bëhet me dije se shërbimet e Policisë kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa pranë tokës në pronësi të këtyre shtetasve në fshatin Barçë.

Ndërkohë, në banesën e Emiljano Ramës u gjetën fara të dyshuara cannabis sativa dhe një radio dore komunikuese. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme