Në kuadër të masave anti-covid, policia e Sarandës ka konstatuar 3 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, konkretisht për shtetasit:

-B. K., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në anijen e tij turistike të ankoruar në vendin e quajtur “Liman”, Sarandë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje;

-I. H., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në anijen e tij turistike të ankoruar në vendin e quajtur “Liman”, Sarandë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje;

-E. H., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në restorantin e tij, në lagjen nr. 1, Sarandë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.