Prokurori Petrit Fusha ka dhënë dorëheqjen, duke dalë në këtë mënyrë nga radhët e sistemit.
Pas një karriere të gjatë, ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, i cili aktualisht ishte prokuror në institucionin qendror të akuzës, e ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Arsyet e dorëheqjes nuk bëhen të ditura. Ndërkohë pritet që shkalla e parë e vettingut të ndërpresë procesin e rivlerësimit për subjektin Fusha.
Prokurori po vetohej me përparësi për shkak të funksionit si prokuror në prokurorinë e përgjithshme.





