Pas daljes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryedemokrati Lulzim Basha tha se djegia e mandateve vijuese të opozitës është akti final.
I pyetur nga gazetarja e News 24, Klodiana Lala nëse po shkohet drejt Kryeministrisë, Basha tha se axhenda opozita për sot mbaron këtu.
“Më datë 16 është takimi i popullit para Kryeministrisë. Do kemi një protestë edhe më të madhe. Sa i takon axhendës opozitare mbaron këtu”, tha Basha.
Përsa i përket protestës së radhës në do ketë akte dhune apo jo, Basha tha se opozita do vazhdojë protestat paqësore por se asnjë digë nuk e mban dot zemërimin popullor.
"Edi Rama e ka frikë popullin ndaj mund t’i japë zgjidhje politike krizës duke u larguar një orë e më parë. Opozita do vazhdojë protestat paqësore por asnjë digë nuk e mban dot zemërimin popullor", deklaroi kreu i PD.





