Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se protestuesit do të mblidhen sa herë që Parlamenti do të zhvillojë seancë plenare.
Gjatë fjalës së saj në protestën përpara Parlamentit, Kryemadhi tha se as plumbat nuk do ta ndalojnë protestën e qytetarëve.
"Një thirrje për policët e dimë shumë mirë që mezi ushqeni fëmijet tuaj, mezi paguani dritat e ujin e s’bëhet fjalë më për shpenzime të tjera. Mos e mbani më uniformën veshur se do t’ju njollosë e do bëjë duart me gjak me njerëzit e qytetarët. Veprimi që bëtë që goditët ndaj gazetarëve e kameranve, që janë njerëz që paraqesin të verteten është i gabuar. Mos kujtoni se qytetarët tremben nga gazi lotsjellës. As plumbat s’kanë për t'i ndaluar qytetarët, siç nuk i ndaluar në '97, sepse e drejta është me ne, me qytetarët me të rinjtë e të rejat që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri".- tha Kryemadhi ndërsa e mbylli me shprehjen: “Zoti ju ruajtë ju, Zoti ruajtë shqiptarët”.





