Gjatë protestës së sotme, megjithëse nuk ka pasur konfrontime, protestuesit kanë hedhur shashka para Parlamentit dhe me vuvuzela kanë kërkuar largimin e kryeministrit. “Rama ik!” kanë qenë thirrjet e tyre.

Ndërkohë raportohet se një ambulancë ka marrë me barrelë një prej protestuesve. Mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur dhe pse protestuesi është ndjerë keq.

Opozita e bashkuar proteston sot sërish kundër qeverisë. Protesta ka nisur në orën 10:00 në të njëjtën kohë kur Kuvendi zhvillon seancën plenare.