Katër deputetët e rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim, bënë betimin në Kuvend për marrjen e detyrës, teksa opozita e bashkuar proteston para Parlamentit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i japë mandatin e deputetit kandidatit Edmond Abazi, duke zëvendësuar në këtë mënyrë ish-deputetin e LSI-së Endrit Braimllari.

Aurora Mara nga lista e kandidatëve për deputetë të LSI-së e cila zëvendëson ish-deputetin e Dibrës Përparim Spahiu.

Enver Roshi në qarkun e Elbasanit po kështu do të jetë deputet i LSI-së në Kuvend, në vend të Edmond Haxhinastos.

Ylli Shehu përfaqësues i qarkut Tiranë zëvendëson Floida Kërpaçin.

Me betimin e 4 deputetëve të rinj, Parlamenti shkon në kuotën e 86 deputetëve.