Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Italisë pas fjalës që mbajti në seancën parlamentare.

Teksa opozita proteston përpara Parlamentit, Rama shkruan në Twitter se do të takohet me investitorë italianë pas cënimit të imazhit nga shfaqja e turpshme të dhunës partiake e 16 shkurtit.

"Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë, pas cënimit të rëndë ndërkombëtar nga shfaqja e turpshme të dhunës partiake e 16 shkurtit e në vazhdim,që kërcënon investitorët e planet e tyre dhe turizmin që punëson e ushqen dhjetëra mijëra njerëz".