Dy të moshuarit me mbiemër Ymeri me origjinë nga Pogradeci, banorë në Spitallë të Durrësit, janë dërguar në spitalin e Traumës.

DurrësLajm” mëson se çifti i të moshuarve jetonin vetëm pasi fëmijët i kishin në Greqi.

Policia tha se nuk i mori dot në pyetje pasi dolën nga operacioni, për shkak se ishin të traumatizuar dhe nuk flisnin dot.

Dyshohet që një person i ka goditur në kokë të dy të moshuarit. Më parë u ka fikur dritat e shtëpisë dhe më pas u ka hyrë në banesë i ka dhunuar.

Ndërkaq, autori nuk ka grabitur asgjë, fakt që ky që çon në dyshime të tjera. Dyshimet janë që autori të ketë konflikt me familjarët ose fëmijët e çiftit.

Grupi hetimor po heton në pistën e një konflikti familjar, ndërsa nuk përjashtohet edhe pista e ngatërrimit të shënjestrës.

Të moshuarit nuk rezultojnë me konflikte në lagje.