Basir Çollaku ka treguar udhëtimin që ka patur Moisi Habilaj, babai i ish-ministrit dhe bashkëshortja e tij drejt Italisë.

Nga studio e emisionit "Opinion", ai tha se akuzat për Tahirin janë të njëjta me ato të Klement Balilit.

Sipas tij, personat e tjerë që janë akuzuar për këto vepra penale janë arrestuar, ndërsa Tahiri po hetohet në gjendje të lirë.

“Unë këtu kam dokumente që tregojnë udhëtimin e Moisi Habilajt me babain e Tahirit dhe bashkëshorten e tij Fatlinda Tahiri drejt Italisë. Nuk janë shënuar në sistemin TIMS, por janë në listat e udhëtimit të kompanisë, Al Italia. Pasaportat e tyre janë sekuestruar nga prokuroria dhe aty janë gjetur vulat. Në Rinas nuk kanë asnjë vulë, por vetëm vula e Italisë. Kjo është bërë për të mos faktuar udhëtimet. Ka dhe udhëtime të tjera”,- tha Çollaku.