Kreu i PD, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje Presidentit Meta se opozita nuk do të bëjë hapa pas.
"Unë nuk kam ndërmend të komentoj asnjë deklaratë të Presidentit Meta. Por mund t'ju them se në përballjen me krimin e organizuar dhe një qeverie të kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet dhe vjedhur paratë e shqiptarëve nuk ka për të pasur asnjë hap pas, por vetëm hapa përpara. Sepse vetëm hapat përpara, largimi i një orë e më parë i Edi Ramës dhe një qeveri e palidhur me krimin e organizuar, e cila zgjidh duart e drejtësisë dhe mundëson zgjedhje të lira dhe të ndershme do ti japë shqiptarëve atë që meritojnë, një parlament dhe një qeveri prodhim i votës dhe vullnetit të tyre dhe jo prodhim i Niçeve, Bajrave dhe Shullazëve me shokë. Në raport me këtë çështje asnjë hap pas, por vetëm hapa përpara duke nisur me bashkimin e qytetarëve në protestë para Asamblesë së dalë nga vota e krimit dhe jo nga vota e qytetarëve. Nëse të jemi të gjithë bashkë. Kjo është një betejë që na bashkon dhe nuk na ndan",- tha Basha





