Pas mesazhit denoncues të bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku thuhej se Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës, ishte rrëmbyer në zyrën e tij, ky i fundit i ka hedhur poshtë këto zëra.

Në një intervistë për mediat lokale e një video-live në Facebook-un e tij, ai ka thënë se është shëndoshë e mirë dhe se askush nuk e ka kërcënuar apo rrëmbyer.

“Njerëz të tillë nuk arrijnë kurrë tek unë”, u shpreh Leli.

“Unë jam në qytetin e Vlorës, mesa duket Saliu ka filluar të kujdeset edhe për mua. Do t’i këshilloja që të merret me fëmijët e tij dhe të mos trembë fëmijët e mi”, u shpreh Dritan Leli.