Me thirrjet “Rama ik”, banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish sot pasdite në ditën e 121-të të protestës së tyre për mbrojtjen e shtëpive.
Ata kanë shprehur vendosmërinë për vijimin e protestës deri në garantimin e banesave të tyre.
Një nga banorët tha se Rama nuk do të ketë asnjë shans për të hyrë në Unazën e Re.
Duke qënë se nesër është protesta e opozitës para Parlamentit, ata ftuan banorët e kësaj zone dhe qytetarët e tjerë që të marrin pjesë masivisht.
Ish-deputeti Klevis Balliu, i pranishëm si zakonisht në protestat e banorëve të Unazës, denoncoi përpjekjet e qeverisë për rekrutimin e oficerëve të ushtrisë në rradhët e policisë, vetëm për të ndaluar protestat e opozitës. Balliu i ka bërë thirrje policisë që të mos bëhet pjesë e aksionit partiak të Ramës.





