Është ndarë nga jeta këngëtari legjendar Keith Flint, vokalisti i grupit të njohur “The Prodigy”.
Raportohet se këngëtari Keith Flint është gjetur i vdekur ditën e sotme në shtëpinë e tij në Dunmow të Essexit.
“Kemi marrë një telefonatë për gjendjen e një personi në Brook Hill pas orës 8 e 10 minuta të hënën. Shkuam në vendin e ngjarjes dhe për fat të keq, një burrë i moshës 49-vjeçare është gjetur i vdekur. Kjo vdekje nuk është duke u trajtuar si rast i dyshimtë”, ka thënë një zyrtar i policisë.
“The Prodigy” njihej më shumë nga performanca e Keith Flint me hitet “Firestarter”, “Breathe”, “Smack My Bitch Up” etj.





