Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka lënë në mes intervistën me drejtoren e informacionit të RTV Ora News, Beti Njuma, pasi është pyetur për rezultatin e sondazhit që ka bërë Berat Buzhala.

"Cilit i besoni më shumë që punon për interesin e Kosovës, Ramush Haradinaj apo Hashim Thaçi", ishte sondazhi i publikuar nga "Gazeta Ekspres" sociale, ku 82% ishin pro kryeministrit Haradinaj dhe vetëm 12 % pro presidentit Thaçi.

Në momentin kur gazetrja Beti Njuma e pyeti se përse ishte ky perceptim i publikut, mësohet se Thaçi është larguar duke ndërprerë intervistën.

Intervista mes drejtores së informacionit të RTV Ora News dhe Presidentit Hashim Thaçi ishte e programuar ditë më parë.