Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, i ka dedikuar disa fjalë emocionuese vajzës së saj Nalta me rastin e 4-vjetorit të lindjes.

Me anë të një postimi në "Facebook", Spiropali thotë se tashmë Nalta ka filluar të vishet vetë dhe nuk belbëzon më kur flet.

“Nalta, Sot je 4 vjeçe. Tashmë ke filluar të vishesh vet. Kur flet, më nuk belbëzon. Kur këndon, nuk stonon. Kur reciton, aktron. T’a uroj këtë ditëlindje ty bija ime që m’u shfaqe në ekran në ekon e parë, grimcë më e madhe se bota, më e dhimbsur se jeta, më e dashur se gjithçka”, ka shkruar Spiropali.