“Ky është hapi i fundit i këtij diktatori që mendon ta kthejë Shqipërinë që PD-ja e bëri pjesë të NATO-s, në një juntë ushtarake”. Kështu shkruan në një postim në Facebook, ish-deputetja e Durrësit Fatbardha Kadiu.
Për Kadiun, të gjitha ndryshimet e bëra nga Edi Rama për përfshirjen e ushtarakëve në të gjitha strukturat kryesore të shtetit, janë një arsye më shumë për popullin demokrat të dalë të protestojë më 5 mars.
Postimi i plotë i Fatbardha Kadiut:
Edi Rama nga Shkodra antikomuniste:
-I beri ftese opozites per dialog permes nje gjenerali ushtrie qe drejton ministrine e brendshme.
-Ka vendosur cdo prefekt ushtarak
-Njehson gradat e policise me ushtrine dhe po kalon 100 ushtarake ne drejtimin e policise.
Ftesa per dialog nga Edi Rama me zerin dhe figuren e nje gjenerali ushtarak eshte hapi i fundit i ketij diktatori qe mendon ta ktheje Shqiperine qe PD-ja e beri pjese te NATO-s, ne nje junte ushtarake!
Te gjithe Bashke me 5 Mars.





