Banorët e Unazës së Re kanë vijuar sot protestën e tyre maratonë, në ditën e 120-të të saj.

Banorët kanë deklaruar se vetëm protestat e vazhdueshme po mbrojnë shtëpitë e tyre dhe po ashtu përmes protestave largohet qeveria aktuale.

Ata kanë bërë thirrje që të veshur me jelekët e tyre karakteristikë, të marrin pjesë në protestën e datës 5 Mars përballë parlamentit.

"Ishte një vjedhje me vlerë 40 milionë euro, ajo që u bë këtu, dhe ishte rezistenca jonë që bëri të mundur bllokimin e këtij projekti",- tha një prej banorëve.

Ata dënuan me forcë aktin e mbrëmshëm ku një person goditi me makinë dy prej protestuesve dhe më pas u largua me shpejtësi.

Protestuesit i quajtën të turpshëm dhe pa integritet.