Së fundmi u përfol se Kylie Jenner kishte prova se partneri i saj Travis Scott e ka tradhtuar me dikë tjetër.

Mirëpo pavarësisht gjithçkaje, sipas “TMZ”, 21-vjeçarja vendosi të qëndrojë me 26-vjeçarin.

Megjithatë Kylie vazhdonte të ishte e mërzitur.

Të enjten, ajo u pa duke shijuar një darkë me shoqet e saj edhe pse Travis kishte shtyrë koncertin në Buffalo, New York për të qëndruar pranë saj dhe për ta qetësuar.

Raportohet se reperi e ka cilësuar lajmin e tradhtisë si të pavërtetë dhe madje ka mbyllur dhe profilin në Instagram.

Ndërkohë ditën e sotme është zbuluar arsyeja se pse Kylie dyshonte se e tradhtonte partneri.

Një burim ka deklaruar për “People” se çifti ka debatuar me njëri-tjetrin pasi Kylie ka parë në telefonin e Travis diçka që nuk i ka pëlqyer.

“Ajo ishte e mërzitur në fillim, por tani është më mirë. Nuk po ndahet me të”, ka thënë në vijim burimi.