Presidenti Ilir Meta është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në qytetin e Lezhës.
Në një postim në Facebook, kreu i shtetit pohon se bashkimi i energjive pozitive ndihmon proceset integruese të Kosovës dhe Shqipërisë në interes të perspektivës euriopiane.
“Kënaqësi të takohesha sot në Lezhë me Kryeministrin e shtetit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj. Bashkimi i energjive më të mira pozitive ndihmon proceset stabilizuese e integruese në interes të përforcimit të perspektivës europiane të përbashkët”, shkruan Meta.
Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Haradinaj ishin të pranishëm në ditën e dytë të Samitit të Diasporës me rastin e 575-vjetorit të ‘Besëlidhjes së Lezhës’, e cila u mbajt me 2 mars 1444.





