Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi thotë se Rama i përfshirë nga paniku i popullit, ka anuluar takimin e madh qe kishte planifikuar të mbante në Durrës.
Bylykbashi shkruan në Facebook se kryeministri në ilegalitet të plotë, organizoi në periferi të Durrësit një takim me strukturat e ngushta të Partisë Socialiste të qytetit që është zhytur në llumin e krimit sipas tij, ndërsa porositi që policia, administrata dhe militantet të mos thonin asgjë.
POSTIMI I PLOTË
Kryeministri i banditeve qe ka frike njerezit
Kryeministri ilegal, nen panikun e protestes qytetare, anuloi nje takim te madh ne Durres dhe ne ilegalitet te plote, organizoi ne periferi te Durresit nje takim me strukturat e ngushta te Partise Socialiste te Durresit qe eshte zhytur ne llumin e krimit. Porosia ishte e hekurt: policia, administrata dhe militantet te mos thonin asgje.
Frika po e ben te fshihet kete soj miu qe e quan veten kryeminister.





