"Nuk ka më hapësira për Ramën në Durrës." Kështu shkruan në Facebook, ish-deputetja e Partisë Demokratike për qytetin bregdetar, Fatbardha Kadiu.

Sipas Kadiut, Rama "shkon e vjen në një lokal 7 km jashtë qytetit si një mi i trullosur."

"Vjen dy orë pasi ka filluar mbledhja për të bërë fotot e radhës e për të thënë që isha në Durrës. Kjo sjellje prej burracaku vetëm shton shpresat e demokratevë të Durrësit dhe mbarë Shqipërisë.", shkruan Kadiu ndër të tjera në postimin e saj.