Duket e çuditshme por është e vërtetë, 4 sorra kanë përfunduar të varura për t’u bërë shembull për sorrat e tjera, që të mos i afrohen më fushës stërvitore të CFR Kluzhit në Rumani.

Klubi rumun ka vuajtur shumë problemin e sorrave që dëmtonin barin e fushës stërvitore, aq sa e ka parë të arsyeshme të hakmerret duke vrarë dhe varur 4 sorra në këndet e fushës në mënyrë që shpendët e tjerë të qëndrojnë larg.

Edhe në Gjermani fenomeni i sorrave që dëmtojnë fushat ka qenë shumë i përhapur, por kujdestarët e CFR Kluzh duket se e kanë tejkaluar masën.

Mediat rumune raportojnë se prania e sorrave të bën të mendosh që në fushë mund të ketë edhe shumë gjarpërinj.