“Dy gisht mjaltë” është komedia që ka bërë bashkë aktorët më të njohur të humorit shqiptar. Me protagonist kryesor këngëtaren Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqin, filmi ka gjithçka. Romancë, humor, trishtim, aventurë, çmenduri, por dhe peripeci.
Një film që përcjell një realitet shumë të njohur, për shumicën e shqiptarëve. Prindër që ndikojnë në jetën e dy të rinjve, duke u shkaktuar jo pak probleme.
“Dy gisht mjaltë” i referohet martesës në fillimet e saj, por më pas jo gjithçka shkon ashtu siç mendohet.
Në film shfaqet edhe kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Filmi pritet të ketë sukses jo vetëm në Shqipëri. Ndërsa ende nuk ka të datë të saktë se kur do të shfaqet në kinema.





