Aktorja amerikane Lisa Sheridan është gjetur e vdekur në moshën 44-vjeçare në shtëpinë e saj në New Orleans.
Menaxheri i saj konfirmoi lajmin e ndarjes nga jeta të aktores, ndërsa shkaku i vdekjes nuk dihet ende.
"Ne e donim Lisën shumë dhe jemi shkatërruar nga humbja e saj", tha menaxheri për People.
Sheridan u nda nga jeta mëngjesin e së hënës.
"Familja e saj konfirmon padyshim se nuk është vetëvrasje. Po presim rezultatet e analizave për të përcaktuar shkakun e ngjarjes", shtoi menaxheri.
Lisa është shfaqur në një numër të madh serish televizive gjatë karrierës së saj.
Ajo u bë e famshme me rolin e saj CSI: Miami, Invasion and Perception.





