Një rosë e lindur me këmbë të gjymtuar, tani mund të ecë falë një karrige me rrota.

Merlin u adoptua nga Goats of Anarchy Sanctuary në New Jersey në nëntor të vitit të kaluar, por nuk mund të lëvizte për shkak të një defekti në këmbë.

Kështu, Sanctuary kontaktoi me Walkin' Pets, që dizenjon karrige me rrota për kafshët shtëpiake me aftësi të kufizuara.

Zakonisht karrigia me rrota përdoret për macet dhe qentë, por u modifikua për t'iu përshtatur trupit të Merlin. Rosa arriti që të ecte me karrigen me rrota dhe momenti emocionues u filmua në kamera.