Edhe pse ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij i deputetit, demokrati i Vlorës, Agron Shehaj ka deklaruar se ky vendim nuk do të ndikojë në ndihmesën që iu bënte 6 motrave jetime nga Kukësi.

I ftuar në studion e News 24, Shehaj deklaroi se do të vazhdonte të ndihmonte vajzat me të njëjtën shumë, por këtë herë me të ardhurat personale dhe jo rrogën e deputetit.

“Unë nuk di që ato vajza të kenë të ardhura të tjera, për momentin varen vetëm nga rroga që i kaloj. Do vazhdoj t’i jap të njëjtën shumë që u jap jo nga të ardhurat si deputet por nga të miat. Nuk dua që ato të vuajnë vendimin që kemi marrë ne për djegien e mandateve,” tha Shehaj i cili krahas politikës është mjaft i susksesshëm në botën e biznesit.