Kujdesi ndaj fizikut duhet të jetë primar jo vetëm për njerëzit por edhe për kafshët, pasi kjo do të kishte shmanguar atë që i ndodhi këtij miu mbipeshë në Gjermani.
Ndërsa po tentonte të ikte nga një pusetë, miu ka ngecur në një nga vrimat e saj dhe për ta shpëtuar është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.
"Edhe kafshët që shumë i urrejnë meritojnë të trajtohen me respekt", ka thënë Michael Sher, një nga zjarrfikësit që shpëtoi miun.





