Një burrë i martuar dhe e dashura e tij janë lidhur të zhveshur në pemë dhe u turpëruan publikisht në Kinë.

Ata u dënuan pasi gruaja e kapi burrin duke e tradhtuar, sipas mediave kineze.

Incidenti ndodhi në qarkun e Huishui në Provincën Guizhou. Video tregon burrin dhe të dashurën e tij të lidhur nudo pranë njëri-tjetrit në pemë.

Dhjetëra kalimtarë u mblodhën rreth tyre dhe i bënin foto e video, ndërsa oficerët ndërhynë për të kontrolluar turmën e njerëzve.

Videoja u bë virale pasi u publikua në internet.