Portesta e parashikur për ditën e enjte, më 28 shkurt, nga opozita e bashkuar është anulluar.
Liderët e opozitës kanë marrë vendimin për pezullimin e kësaj proteste nisur nga fakti që nesër nuk do të ketë seancë plenare.
Protesta pritet të zhvillohet në varësi të seancës plenare të rradhës, ashtu sikurse ditën e djeshme.
Një ditë më parë, Kuvendi njoftoi zhvillimin e seancës papritur dhe me të njëjtën befasi opozita thërriti qytetarët në protestë.





