Një deklaratë e dy viteve më parë e Mateo Salvinit rikthehet bujshëm në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale. Në atë kohë kandidat për zv/kryeministër, Salvini përdor figurën e heroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriotin, si shembull në luftën kundër ndikimit që miliarderi me origjinë hungareze Xhorxh Soros përpiqet të ushtrojë në politikën botërore.

Fola për një prej heronjve të popullit shqiptar Gjergj Kastriotin. Në vitet 1400, ai u bëri rezistencë dhjetëra rrethimeve islamike. Kur e shihnin që ishin në rrezik, mbylleshin në kështjellë dhe më pas dilnin bashkonin forcat dhe mundnin një ushtri që ishte më e madhe, më e pasur, e mirëorganizuar dhe më e fortë se ata.”

Skënderbeun dhe shqiptarët, Salvini i merr si shembull të besimit që popujt e shtypur i japin një udhëheqësi, i cili më pas i prin drejt fitoreve kundër pushtuesve.

“Fondacioni për një Shoqëri të Hapur i Xhorxh Soros shpenzon 900 milionë euro në vit në shoqata të ndryshme. Janë shumë të pasur, por ne do t’ia dalim sepse kur popujt zgjohen dhe kuptojnë që janë në rrezik ata reagojnë.”

Deklaratën, kreu i Lega Nord e ka bërë në një forum politik që mban datën 17 dhjetor 2017, pak muaj para zgjedhjeve të marsit 2018 prej të cilave mori postin e ministrit të Brendshëm, shkruan "tvKlan".