Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste, për moskandidimin e kryebashkiakëve të cilët kanë 3 mandate.
Udhëzimimi u votua 4 vota pro dhe 1 kundër, ndërkohë mësohet përfaqësuesi ligjor i PS-së, Eridjan Salianji ka deklaruar se do ta çojnë shumë shpejt në kolegjin zgjedhor.
Partia Socialiste i ishte drejtuar me një kërkesë KQZ-së, thelbi i së cilës konsiston në moskandidimin në zgjedhjet lokale të të gjithë atyre kryebashkiakëve aktualë, të cilët kanë ezauruar tre mandate, ndër të cilët mund të përmendim kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako apo Qazim Sejdinin e Elbasanit.





